martedì 9 gennaio 2018

Bregdeti Amalfian,Itali


Bukuria e madhe e ngjyrave të këtij peizazhi nuk mund të pikturohet thjesht ne nje kanavacë dhe madje dhe objektivi  i fotografëve më të mëdhenj në botë nuk mund ti permbledhe  të gjitha bukurite e ketij vendi mahnites, prandaj bregu i amalfit hyn padiskutim në listën e vendeve për tu vizituar të paktën një herë në jetë.
Keshtu pra bregdeti i amalfit ben pjese ne eliten e vendeve qe kurrsesi nuk duhen humbur ,per ke deshiron te vizitoje italine.


Bregu i Amalfit, i njohur edhe si hyjnori , është një vend plot jete, edhe pse emocionet e përjetuara i bëjnë vizitorët të dyshojnë nese ai  është një vend real dhe i vërtetë. Zakonisht, kur ju mendoni se po enderroni , i jepni nje shendukje vetvetes per tu permendur :dhe papritmas zbuloni se gjithcka qe ju rrethon eshte e vertete ,dhe duke e bere kete eksperience si te pa harrueshme ne jeten tuaj .



Bregu i Amalfit njihet si vendi i pemëve portokalleve dhe limonave, i  kripshmerise  se plazheve të mrekullueshme dhe i pasqyrimit te  egërsise mesdhetare, Cdo gje e ndertuar në mënyrë vertikale, së bashku me shtëpitë me pamje nga deti dhe të fshehura në labirintin e rrugicave piktoreske.

Zona shtrihet per rreth 11,321 hektarëve midis Gjirit të Napolit dhe Gjirit të Salernos dhe ka 13 komuna: Amalfi, Atrani, Cetara, Conca dei Marini, Furore, Maiori, Minori, Positano, Praiano, Ravello, Scala, Tramonti, Vietri sul mare.



Te gjitha vendet janë të lidhura nga rruga nacionale 163 Amalfitana, e konsideruar si një nga rrugët më të bukura të çizmes italiane  të ndërtuara gjatë periudhës Bourbonike.

Territori u ofron turistëve mundësi të ndryshme dhe  përmbush  nevojat e vizitorëve me një gamë të gjerë alternativash në dispozicion.

Plazhet e Bregdetit janë një parajsë e vërtetë: një udhëtim me varkë, përveç spektaklit të madh, ju lejon të admironi mrekullitë e natyrës direkt nga deti.


Ata që preferojnë të gjelbëren dhe jeshilen  mund të ecin përgjatë shtigjeve të shumta që shfaqen pergjate bregdetit duke admiruar kete vend mahnites.






  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Bregdeti Amalfian,Itali Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION