martedì 2 gennaio 2018

Ndjekje si nëpër filma në natën e ndërrimit të viteve në Tiranë


Një ndjekje si nëpër filma, e për më tepër, gjatë ndërrimit të viteve, ndodhi në Tiranë, pasi policia u vu në ndjekje të një të dyshuari.
Gjithçka erdhi pak pasi kishte hyrë viti i ri 2018.
Te sheshi Shqiponja në kryeqytet, një grup forcash nga Policia Rrugore e Tiranës ishin duke kryer kontroll me drager.
Nën efektin e alkoolit një djalë i riu nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar, por i dha gaz makinës duke “fluturuar” në superstradë.
Me të parë që personi i refuzoi ndalimin, një makinë policie ngriti sirenat dhe u sul në ndjekje.
Për disa minuta kjo ndjekje ka vazhduar pa ndalim.
I dyshuari ecte me shpejtësi dhe doli nga superstrada që lidh Tiranën me Durrësin dhe devijoi djathtas në rrugën që të çon në Rinas dhe aeroport.
Atje, ai u arrit të ndalet nga makinat e dubluara policore që po e ndiqnin.
I riu, siç shikoni edhe videon, u kap në rrugën e Rinasit pas ndjekjes nga Policia Rrugore dhe më pas u shoqërua për në Komisariat.
Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Por pse Policia e ndali këtë person te sheshi Shqiponja?
Një burim zyrtar policor  u shpreh se ai ishte i kërkuar edhe për  dhunimin e një femre
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ndjekje si nëpër filma në natën e ndërrimit të viteve në Tiranë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION