martedì 9 gennaio 2018

Finiqi, nje vend i pa zbuluar !


Finiqi ndodhet 8 km në lindje të qytetit të sotëm të Sarandës dhe rreth 20 km larg kufirit Grek. Në antikitet territori përreth zonës i përkiste Kaonisë, pjesë e Mbretërisë Epiriote, dhe u zgjerua më tej gjatë periudhës Bizantine, ndërkohë që në drejtim të jugut të qytetit shtrihet liqeni i Butrintit.
Burime antike përmendin pasuritë e qytetit, vecanërisht gjatë periudhës Helene, ndërmjet shekullit të tretë dhe të dytë para K., ku Finiqi ishte kryeqëndra e Lidhjes Epiriote.
Brenda mureve të Finiqit u nënshkrua fundi i Luftës së Parë Maqedonase, dokumenti mori emrin “ Paqja e Finiqit”.
Mirëqënia e qytetit vazhdoi edhe gjatë periudhës së Perandorisë Romane, ndërkohë që  gjatë periudhës Bizantine qyteti regjistron rreth 10 shekuj vazhdimësi jete. Pushtimi Osman i Finiqit erdhi papritur dhe qyteti u dorëzua duke marrë pamjen e një qyteze të vogël.
Ndërkohë që viziton Finiqin mund të shikoni një tempull të vogël, teatrin, shtëpi Helene, disa vaska Romane dhe një kishë Bizantine.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Finiqi, nje vend i pa zbuluar ! Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION