martedì 9 gennaio 2018

Ne xhiro per te vizituar kaprin,(CAPRI) : Itali


Ishulli i shkëlqyer i Caprit ngrihet në Detin Tirren, përballë gadishullit të Sorrentos.Ai  u bë i famshëm në 1826 pas zbulimit të Shpellës Blu, Capri është një vend "mitik" që vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët, intelektualët dhe yjet e spektaklit .

Ndër të parët që mbetën të magjepsur, ishte perandori romak Tiberius, i cili u vetëvendos në kete ishull: Atje gjendet dhe Vila  e mrekullueshme Jovis  e njohur  si "Pallati i  Tiberit", dhe ku mund te arrihet pas një shëtitje 45 minutashe  nga ana e kishes  se Shen  Mikeles .


Në të djathtë të rrënojave, ju mund të admironi  të ashtuquajturin "Salto di Tiberio": thuhet se nga ky këndvështrim, perandori mundi  armiqtë e tij.

Edhe perandori Augustus ishte një vizitor i shpeshtë në ishull. Në fakt, Capri ishte shumë i dashur nga romakët, aq shumë saqë ai strehon ne vetvete 12 vila perandorake.


Në vitet 50 , ishulli u bë vendi i "jetes se embel" të verës dhe tërhoqi figurat e kinematografise nga mbare bota.

 Midis të shumteve qe vizituan kete ishull ishte dhe , Jacqueline Kennedy e cila imponoi stilin e saj duke futur modën e të ecurit zbathur, pavarësisht se  ishulli ne vetvete  ishte tashmë i famshëm në botë për sandalet me rripa.



Por ky ishull fantastik, pamvaresisht se eshte vizituar nga njerëz të famshëm, është i famshëm mbi të gjitha për bukuritë e tij natyrore, historinë e tij mijëvjeçare, klimën e butë dhe peizazhin e tij të ndritshëm dhe plot drite.

Ishulli i Kaprit eshte per tu admiruar dhe per ngjyren bluh kobalt te detit të tij, si dhe për vargjet e  shpellave qe ka  - te cilat gjithsej  numërohen ne  65.


Nga keto te fundit, tre janë më të njohurat: "Stella"( ylli) (109 metra), "Faraglione di mezzo" (81 metra), "Scopolo" (104 metra).


Per te mos u humbur mbetet dhe  një vizitë me motobarkë ose me anije të vogla në shpellen Bluh - 60 metra e gjatë dhe 25 metra e gjerë - emri i së ciles rrjedh nga ngjyra madhështore e shtratit të detit e cila  reflektohet në të gjithë shpellën.

E mrekullueshme dhe  madhështore pamja e gjirit të gjerë të Marina Grandes , portit te vogël te ishullit nga ku fillon dhe hekurulla, e cila për dymbëdhjetë minuta arrin deri në qytetin e Caprit.


Kapri  është i mbushur me qoshe karakteristike: shtëpi prej shtufi  , tarraca, harqe, rrugët dredha-dredha që dalin në Piazza Umberto I.

 "Piazzetta"( sheshi) - një verande e vërtetë ku ju mund pini nje kafe dhe te shijoni  natyrën  e  gjallë te Marina grandes .

 Nga bukurite e tjera qe mund te shikoni eshte dhe kisha e Shen Stefanit (e rindërtuar në vitin 1600 dhe e përziere me format barokore dhe me kupola arabe) si dhe Palazzo Cerio (pallatin Cerio) - dikur kështjellë e Giovanna I d'Angiò, (Xhovanes se pare te Angios) sot vendodhja e qendrës kushtuar historisë së ishullit .

Pra te gjitha keto e bëjnë Kaprin  një vend të paharrueshëm.








  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ne xhiro per te vizituar kaprin,(CAPRI) : Itali Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION