martedì 9 gennaio 2018

ITALI: Rimini konsiderohet një destinacion ideal per te kaluar pushimet


Një qytet i lashtë dhe gjithnjë i ri, Rimini, kryeqyteti i krahinës së porsalindur omonima  , ka rreth 130.000 banorë dhe ofron - në një sintezë të kenaqeshme - monumente të një te kaluare te hereshme pranë një organizimi turistik shumë modern.

 Rimini konsiderohet si një destinacion ideal per te kaluar pushimet për ata që deshirojne të alternojnë diten me  relaksin e plazhit fantastik, ose argëtimin e një nate në diskoteke,ose nga ana tjeter me  një vizitë në thesaret e artit të se  kaluares.


Qyteti ka dy zemra të gjalla dhe pulsuese: qendra historike, me fshatrat e tij, si dhe bregdetin , që formohet nga pesëmbëdhjetë kilometra plazh dhe të ndarë në dhjetë fshatra, secili ne vetvete me  traditat dhe ritualet e veta.


Është shkruar se Rimini është vendi i kohës se ndalur , Meka e hedonistëve, e shpirtrave të lehta. Transgresiveve dhe e familjareve 

 Në Rimini çdo gjë është e përzier: pensioni familjar dhe topleset në plazhe,  mazurka e rrethinave  dhe modeleve te modes rinore .

 diskotekat  si pasarela  për ritualet dhe vallet më transgresive .

Dhe sigurisht ka detin: një det për fëmijë, aspak tinëzar, me fundin e tij renor në të cilin mund të ecësh paqësisht deri në disa metra nga buza e ujit.


 Një det që nuk ka, plotesisht ,  ngjyren  blu sic trgohet ne kartolina, por konsiderohet një ëndërr mesdhetare, që ne jemi mësuar të imagjinojme.


Plazhi i Riminit, ashtu si i  gjithë bregdeti  Romanjol, është një vend i peshtatshem  për familjet dhe me kushte  e sherbim  profesional ku mund te gjesh e te kerkosh cdo gje ,duke filluar nga masazhet e tipit  shiatsu deri te librat te cilet mund ti  lexoni nën ombrellë, me kercim aerobik dhe muzike atmosferike .


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: ITALI: Rimini konsiderohet një destinacion ideal per te kaluar pushimet Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION