venerdì 29 dicembre 2017

A është i pasur? Meta: Kurrë nuk kam luajtur bixhoz



Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i pyetur këtë të enjte në “Opinion” me Blendi Fevziun në “Tv Klan”, për pasurinë e tij ka befasuar me përgjijgen. Ai tha se asnjëherë nuk ka luajtur me bixhoz që ti jetë dashur të prishë shuma të mëdha apo anasjellta. “Unë bëj një jetë tepër normale, të gjithë duhet ta dinë se kurrë nuk kam luajtur në kazino dhe kurrë nuk ka kam vënë baste,” deklaron Meta.
Po ashtu presidenti ka folur mes të tjerash në përfundim të intervistës për festën e shumë përfolur në media të ditëlindjes së tij.
“Gabimi im është që kam bërë një ditëlindje, duke qenë se nuk kam bërë as dasmë, e cila u keqpërdor dhe u përfol në mënyrën më qesharake. Kam qenë gjithmonë midis njerëzve që kam jetuar dhe me ta do të vijoj të rri,” tha Meta

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: A është i pasur? Meta: Kurrë nuk kam luajtur bixhoz Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION