mercoledì 27 dicembre 2017

"Anonymous Albania" këtë herë ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Grupi i hakerave "Anonymous Albania" ka reaguar sërish, ndërsa këtë herë ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Në një mesazh në faqen e tij të Facebook, grupi i hakerave kërkoi dorëheqjen e Ramës, duke shtuar se ata kanë vjedhur e-maile private të tij. Mes të tjerash ata i bëjnë thirrje shqiptarëve që të "zgjohen" nga gjumi dhe të rrëzojnë qeverinë.

Mesazhi i plotë
“Të gjitha Faqet Zyrtare të qeverisë janë duke u sulmuar nga #AnonymousAlbania #OpAlbania
- Duke i përfshirë të gjitha ngjarjet e fundit dhe korrupsionin Vendosëm që ti sulmojmë për fund vit 2017.
- Çfarë kërkojmë për vitin e ardshëm 2018, kërkojmë dorëheqjen e Qeveris EDI RAMA dhe zgjimin e popullit nga gjumi i korruptuar. 
Sa i përket kryeministrit ne kemi vjedhur informata private tek email i tij privat duke i shikuar të gjitha .. 
- Duam që populli të zgjohet dhe t’i rrëzojmë këto Qeveri të korruptuara si në Shqipëri ashtu dhe në "Kosovë".
- Duam Kryengritje Për bashkimin e Shqipërisë !! të jetë edhe nevoja edhe me armë ti dalim krah tokave tona!! 
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: "Anonymous Albania" këtë herë ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION