mercoledì 27 dicembre 2017

Ruçi zbulon gabimet e mazhorancës, flet për herë të parë edhe për çështjen Tahiri

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin "Top Story" ishte i ftuar Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjatë intervistës ai pranoi se një nga gabimet e mazhorancës është mosfunksionimi gjatë vitit 2016 i organeve për të monitoruar kanabisin në vend. Po ashtu Ruçi foli edhe për denoncimet e opozitës për blerje të votës me para të ardhura nga paratë e drogës si edhe për çështjen e shumë për folur të ish-ministri të Brendshëm Tahiri. 
Gazetari: Cilat janë gabimet që ka bërë mazhoranca sipas jush?
Ruçi: Një nga gabimet është moszbatimi i misionit dhe detyrat e organeve ligj zbatuese për të kontrolluar territorin për kanabisin. Në çfarë mase, kjo është e diskutueshme, por që ka qenë aty ka qenë aty.
Gazetari: Keni një koment për cështjen Tahiri?
Ruçi: Politika duhet të heshtë derisa drejtësia të flasë, çfarë do qëndrimi të mbaj unë do të kishte një ndikim, qoftë për fajësi apo pafajësi. Çdo politikan duhet të heshtë. Kështu që unë nuk mund të bëj komente qoftë  për pozicionin personal edhe për atë të postit që mbaj.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ruçi zbulon gabimet e mazhorancës, flet për herë të parë edhe për çështjen Tahiri Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION