giovedì 28 dicembre 2017

Ne e kemi provuar me bakllavanë, simboli i ëmbël i festave të fundvitit e kemi mbetur të kënaqur. Përse të mos eksperimentojmë një variant krejtësisht turk, për festa? Nuk është shumë e shëndetshme, por njëherë në vit ia vlen të sakrifikoni për t’I bërë qejfin vetes. Ne shqiptarët i duam brumërat dhe sherbetin...

Përbërësit:
1 pako me petë për bakllava afërsisht 500g, në temperaturë ambienti (mjaftojnë 13/15 petë) ● 300g arra të qëruara dhe të ndara në thërrime të mëdha ● 200g gjalpë i tretur
Për kremin:
2 vezë ● 280g sheqer ● 100g gjalpë i tretur ● 300ml pana ● 1 bustinë sodë për torta të ëmbla
Për sherbetin:
400g ujë ● 450m sheqer ● 1 lugë lëng limoni
Përgatitja:
1. Përgatisim sherbetin duke përzier në një tenxhere sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit. E lëmë të ziejë me flakë të mesme për 15 minuta pasi të ketë marrë valë. E lëmë mënjanë të ftohet.
2.Lyejmë tavën me gjalpë. Hapim petën e parë në tavolinë, palosim për 3 cm petën në anën më të shkurtër të saj, vëmë pak arra dhe e palosim petën sipër, vazhdojmë kështu duke e mbushur dhe duke e palosur për gjithë gjatësinë e petës, e vendosim në tavë dhe kështu vazhdojmë dhe me petët e tjera deri sa të mbushet tava. I spërkasim sipër me gjalpë.
Tava do të piqet me dy faza
1.E pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°C për 15 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër. Gjatë kësaj kohe përgatisim kremin që do t’i hedhim sipër duke përzier me rrahësin e vezëve me dorë: vezët me sheqerin, panën, gjalpin dhe sodën të cilën e shtojmë me sitë.
2.Pasi të kenë kaluar 15 minuta që e kemi vënë tavën në furrë, e nxjerrim nga furra, i hedhim kremin e përgatitur sipër dhe e vëmë të piqet edhe 15/20 minuta të tjera ose derisa të shohim që kremi është mpiksur.
Pasi ta kemi nxjerrë nga furra e lëmë të ftohet për 10 minuta dhe më pas i hedhim sherbetin e ftohtë që kishim lënë mënjanë. E lëmë të thithë sherbetin të paktën për 3-4 orë. Është më e mirë të nesërmen.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION