domenica 31 dicembre 2017

Sot ndërrimi i viteve, shefi i policisë rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Shmangni alkoolin

Kur na ndajnë edhe pak orë nga ndërrimi i viteve Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e sjelljes në rrugë, duke mos pirë alkool, mos përdorur celularin kur ecin, dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë.
Në një deklaratë për mediat nga sheshi "Shqiponja", shefi i Komisariatit të Policisë rrugore, Erion Ahmiti i këshilloi shoferët që të festojnë sonte, por të shmangin konsumimin e alkoolit.
“Policia rrugore edhe sot në datën 31 dhjetor pak para ndërrimit të viteve ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve në lidhje me parametrat e sjelljes, me përdorimin e alkoolit, me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe ecjes me shpejtësi.
Respektoni normat e sjelljes, mos përdorini pije alkoolike gjatë drejtimit të mjeteve, festoni por mos përdorni pIjet alkoolike, Në të kundërt përdorni mjetet e transportit publik për të shkuar në destinacione. Gëzuar”, u shpreh Ahmetaj.
Të njëjtat këshilla dhe apel Ahmeti ja drejtoi drejtuesve të mjeteve edhe pak ditë më parë ku tha se policia do jetë në gatishmëri dhe nuk do lejojë asnjë tolerim për këdo që do shkeli këtë rregulla
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Sot ndërrimi i viteve, shefi i policisë rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Shmangni alkoolin Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION