mercoledì 27 dicembre 2017

“Fituesi i festivalit dihej”, reagon Eugent Bushpepa: Mësohesh me goditje bërrylash


Përmes një statusi në Facebook, fituesi i festivalit të 57 në RTSH, këngëtari Eugent Bushpepa ka komentuar pjesëmarrjen në këtë kompeticion si edhe zërat se ai ishte përcaktuar 20 ditë para finales si fitues. Këngëtari i cili do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision falënderon bashkëpunëtoret e këngës dhe publikun, ndërsa thotë se mësohesh me mbyllje shtigjesh dhe goditje bërrylash.
Statusi i plotë i Eugent Bushpepa:
Mesohesh me mbyllje shtigjesh dhe goditje berrylash.
Ben paqe me to dhe i le gjerat te rrjedhin duke ushqyer dilema mbi ekzistencen tende si artist.
Befas nje drite ne horizont e lene ndezur nga dikush enkas per mua per zbulimin e nje shtegu te ri nis dhe me ushqen nje tjeter ndjenje, ate te mbivleresimit.
Mos valle jam mbivleresuar dhe prandaj u la ndezur?
Mos valle zymtesia qe ushqehej nga katrahura e veshtire artistike qe me rrethon do me coje deri ne verbim dhe rrugen do e humbas serish?
E kam te veshtire ta shpjegoj unin.
Qe ta bej do me duhet te dal jashte tij dhe une akoma po i eksploroj labirintet e tij ne gjetjen e nje rrugedalje.
Si per dreq, keto labirinte koshience shpesh me popullohen nga artiste te paftuar qe vazhdojne te zhgarravisin muret e ketyre rrugeve te mia me grafite pa sens, m’i ndyjne akustikisht me megafone te shurdhuar qe reklamojne lajme te rreme duke ma penguar akoma me shume gjetjen e rrugedaljes.
Mbreme si rralle kohet e fundit pranova qe ajo drite e lene ndezur per mua te me drejtoje qetesisht drejt shtegut te ri dhe tashme jam i gatshem dhe me vullnet qe te eksploroj serish.
Ajo drite ndricon aq shume saqe arrij te shoh se rruga qe vazhdon pas saj mbart plot sfida por ndihem i forte t’u bej balle fale mbeshtetjes se fytyrave te bukura qe me shoqeruan deri tek kjo drite, ne kete fillim rruge te re, duke kenduar nje zeri me mua tinguj dhe fjale qe dikur buruan nga shpirti im.
Rruga eshte akoma e gjate por do e zbuloj ndryshe me ndjesine e re qe me dhuruat.
Jam mese i lumtur.
Faleminderit njerez me shpirt te bukur!
Gjithashtu, Faleminderit RTSH!

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: “Fituesi i festivalit dihej”, reagon Eugent Bushpepa: Mësohesh me goditje bërrylash Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION