domenica 31 dicembre 2017

Viti i Ri mbërrin në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh . shiko videon

Me 12 orë përpara orës sonë, Zelanda e Re mirëpriti Vitin e Ri 2018. Një numërim i gjatë mbrapsht në kullën simbol të qytetit të Auckland dhe më pas një spektakël i vërtetë fishekzajrresh.
Spektakli i veçantë nisi në Sky Tower të Auckland, ku i’u urua mirëseardhja vitit të ri.
Një orë e madhe dixhitale në kullë, bëri numërimin mbrapsht, ndërsa më pas qielli u ndriçua nga fishekzjarret.
Më pas viti i ri troket në Tokio, Pekin, Hong Kong dhe Dubai, përpara se të vijë në vendin tonë.
Më poshtë gjeni video nga spektakli i fishekzjarreve, pamje të cilat po bëjnë xhiron e botës.
Ku troket më parë viti i ri
-Ora 12.00 Auckland, Zelanda e Re
-Ora 14.00 Sidnei, Australia
-Ora  15:00 Tokio
-Ora  16:00 Pekin dhe Hong Kong
 -Ora 20:00 Dubai
-Ora  24:00 Paris, Romë dhe Bruksel si dhe Shqipëria
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Viti i Ri mbërrin në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh . shiko videon Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION