domenica 31 dicembre 2017

Digjet gjatë natës automjeti i drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë


Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35 në lagjen "Isa Boletini".
Burime policore bëjnë me dije se automjeti tip ''Audi'', në pronësi të 30 vjeçarit T.K., Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë ka marrë flakë duke qenë e parkuar.
Si pasojë e flakëve të zjarrit mjeti “Audi” ka pësuar dëmtime të shumta, pjesërisht në pjesën e përparme të saj.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme, për shkak të detyrës së pronarit të makinës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Digjet gjatë natës automjeti i drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION