domenica 31 dicembre 2017

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, drejtohej nga një shqiptar

Policia greke ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, që drejtohej nga një shqiptar. Mediat greke raportojnë se operacioni u bë në Athinë, ndërsa në pranga ranë pesë persona, 4 grekë dhe një shqiptar. 
Ndërkohë në Amfisas u kap 38 vjeçari që thuhet se është edhe një nga drejtuesit e kësaj bande.
"Kathimerini" shkruan se grupi merrej me trafik kanabisi, ndërsa fitimet thuhet se arrinin në 110.000 euro. 
Sakaq gjatë kontrollit të ushtruar policia sekuestroi 33,4 kilogramë kanabis, 126,6 gram kokainë, një shumë parash prej 7.200 eurosh, 23 dollarë amerikanë, 3 peshore elektronike, një automjet, një motoçikletë si dhe 12 telefona celularë.
Aktualisht policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes si dhe hetimeve nëse ka apo jo persona të tjerë të implikuar në grupin e trafikut.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, drejtohej nga një shqiptar Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION