mercoledì 27 dicembre 2017

Luanin poker në lokal, policia arreston dy pronarët

Dy pronarë lokalesh në Lezhë dhe Mirditë kishin kthyer ambjentin e tyre në sallë lojërash fati, për këtë arsye policia ka nisur një proçedim penal. Sipas policisë ata e kishin shndërruar ambjentët e lokalit në bazë të pokerit.  Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar të gjitha sendet e gjetura.
Njoftimet e policisë
 Më datë 26.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.A, vjeç 30, banues në Shënkollë, pasi dyshohet se në Shënkollë, u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, pa liçencë dhe ka vënë në dispozicion lokalin për lojëra të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 televizor, 1 aparatur antenë parabolike, 2 monitor kompjuteri, 1 pajisje lazer për skanim dhe 2 pajisje për printim bileta të lojërave të fatit. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
 Më datë 25.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.R, vjeç 27, banues në Rrëshen Mirditë, pasi dyshohet se në Rrëshen, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 1 tavolinë pokeri, 2 kuti letra bixhozi, pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Luanin poker në lokal, policia arreston dy pronarët Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION