giovedì 28 dicembre 2017

Kryemadhi goditi me çizme Ramën, ja si e komenton Meta


 Zgjedhja e Arta Markut si Prokurore e Re e Përkohshme, shkaktoi mjaft trazira brenda dhe jashtë Kuvendit. Në këtë situatë, ajo që u diskutua më shumë ishte goditja me çizme Edi Ramës, nga drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi. Pikërisht këtë gjë ka komentuar edhe presidenti Meta, duke i cilësuar përplasjet e dhunshme sit ë papranueshme.  Ai tha se këto janë ngjarje të papranueshme teksa vuri theksin tek dialogu. E ndërsa për goditjen e Ramës me çizme nga Kryemadhi ai tha se nuk do të mbajë të njëjtin qëndrim si doktori që tha se është ‘biblike’.
“Çdo devijim nga shinat kushtetuese dhe veneciane do të prodhojë politizim, personalizim, banalizim dhe thjeshtë do t’i shërbejë acarimit të luftës politike.
Unë ,edhe para kësaj çështjeje kam bërë thirrje për dialog dhe për t’i dhënë një zgjidhje bazuar mbi standarde transparente dhe në respekt të Kushtetutës çështjes së kryeprokurorit,” tha presidenti Meta.  E ndërsa për ngjarjen e të premtes së kaluar në Parlament Meta tha: Sigurisht që janë ngjarje të papranueshme në gjithë tërësinë e tyre, dhe në rëndësinë e dialogut, dhe në zbatimin e reformës në mënyrë transparente. Ju prisni të them që kjo goditja me çizme është biblike si thotë doktori. Ajo ka zgjedhur që të ketë përgjegjësi dhe të mbajë një post,. Ne jemi dy tipa të ndryshëm ,si natyra dhe këtu nuk është si mendoj unë si bashkëshort. Unë e dënoj si president.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Kryemadhi goditi me çizme Ramën, ja si e komenton Meta Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION