mercoledì 27 dicembre 2017

Berisha rikthen çështjen e votës: Rama plagosi miqësinë e shqiptarëve me SHBA, për llogari të...

Ish kryeministri Sali Berisha, i është rikthyer edhe një herë çështjes së debatit për votën e Shqipërisë në OKB. Sipas ish kryeministrit, vota e Shqipërisë është shitur nga Rama, për llogari të një pale të tretë.
“Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pasi votoi ne OKB me urdher te padroneve, pra per llogari te nje pale te trete dhe ne nje akt pabesie dhe antikombetar kunder aletatit tone strategjik me kryesor SHBA, ka nje jave qe keqshfrytezon Ditzi Sul Bushatin, ish bashkeshorten e tij Fico dhe pseudonaliste etj, per te mbuluar prapanicen pasi ka futur koken si struci ne rere. Ai betohet e sterbetohet se nuk ka votuar kunder SHBA”, shkruan ndër të tjera Berisha.
Postim i plotë
Edvini, per llogari te nje pale te trete plagosi miqesine e shqiptareve me SHBA!
Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pasi votoi ne OKB me urdher te padroneve, pra per llogari te nje pale te trete dhe ne nje akt pabesie dhe antikombetar kunder aletatit tone strategjik me kryesor SHBA, ka nje jave qe keqshfrytezon Ditzi Sul Bushatin, ish bashkeshorten e tij Fico dhe pseudonaliste etj, per te mbuluar prapanicen pasi ka futur koken si struci ne rere. Ai betohet e sterbetohet se nuk ka votuar kunder SHBA.
Ne te vertete Rama, ne fshehtesi nga parlamenti, presidenti, ne shkelje flagrante te interesit kombetar dhe pabesi te plote ndaj kombit tone dhe aleatit te tij strategjik me kryesor, votoi kunder SHBA. Ai votoi per denimin e nje vendimi sovran te Kongresit dhe presidentit te SHBA per vendosjen e ambasades se tyre ne Jeruzalem dhe njohjen e ketij qyteti ne perputhje me realitetin ekzistues si kryeqytet i i Izraelit. De fakto Jeruzalemin e kane pranuar si kryeqytet te Izraelit te gjithe ata presidente, kryeministra, ministra te jashtem nga mbare bota qe kane vizituar ne keto 5 dekadat e fundit Izraelin.
Por le te kthehemi tek pretendimi idiotesk e i turpshem i Rames.
Me mashtrimet e tij te perditshme Rama beson se mund t’ju fshehe shqiptareve qendrimin e qeverise dhe Presidentit te SHBA ndaj votes ne OKB per te denuar vendimin e tyre sovran. Me kete rast edhe njehere po rikujtoj ketu se ambasadorja e SHBA ne OKB, Nikki Haley ne letren drejtuar ambasadave te vendeve anetare te OKB perfshi ketu edhe Shqiperine shkruan se:
“Do të raportoj te presidenti i SHBA-së emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Trump e ka marrë personalisht këtë çështje”, – dhe vijon -, “Ndërsa konsideroni votën tuaj, ju inkuarjoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do të marrë këtë votë personalisht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë më kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”.
Pas votimit ambasadorja Haley deklaroi se “Shtetet e Bashkuara do ta kujtojne kete dite ne te cilen u vecuan per tu sulmuar ne Asamblene e Pergjitheshme per vete aktin e ushtrimit te te drejtes si vend sovran. Ne do ta kujtojme kete dite kur……shume vende te vijne te na kerkojne, sic bejne aq shpesh, qe te paguajme akoma me shume dhe te perdorim ndikimin tone ne dobi te tyre.”


Pra per ambasadoren Haley, qeverine e SHBA dhe presidentin e SHBA Donald Trump, vota pro e Shqiperise per rezoluten e OKB qe denonte nje vendim sovran te tyre, ishte qartesisht vote kunder tyre. Por kjo nuk eshte e vertet per narkokliken, Edvin Kristaq Ramen dhe Ditzi Sul Bushatin, te cilet votuan njelloj si eterit e tyre, sepse nuk mund t’u harrojne SHBA-ve armiqesine ndaj eterve te tyre xhelate te shqiptareve ndaj dhe plagosen me qendrimin e tyre te pabese marredhenier me SHBA, aleatin me kryesor me strategjik te Shqiperise dhe kombit shqiptar! sb

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Berisha rikthen çështjen e votës: Rama plagosi miqësinë e shqiptarëve me SHBA, për llogari të... Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION