mercoledì 27 dicembre 2017

Redon Makashit shpërthen në akuza: Fituesi i festivalit dihej, të paktën ta mbanin të fshehtë


 Të shumtë kanë qenë artistët5 që  janë zhgënjyer nga Festival ii 36 i këngës në RTSH. Këtë herë ka qenë Redon Makashi ai qëka rrëfyer për zhgënjimin që pësoi nga festivali i këngës në studion e “Pasdite në Top Channel”. “Kisha thënë që nuk do të merrja pjesë, por Elton Deda ma prishi mendjen”, tha Redon Makashi, i cili foli hapur mbi zhgënjimin që pati nga ky festival.
“Çmimi i parë dihej. Kjo më preu. Unë dhe shumë kolegë të mi e dinin dhe kjo më preu fuqitë. Kënga fituese ishte shumë e bukur, por mirë do ishte që të mbahej e fshehtë”, deklaroi Makashi, duke saktësuar se nuk është i zhgënjyer nga juria. Në lidhje me incidentin gjatë këngës së tij, kur vetë Redoni e ndërpreu për një problem të orkestrës, ai sqaroi: “I ngeli hatri orkestrës, por nuk vazhdohej dot ashtu. E ndjeva që diçka nuk po ecte që në fillim. E pashë që nuk po ndalonin dhe thashë vetë ndal, nuk kisha çfarë të bëja. U futën disa elementë përpara kohe dhe duhej që dikush ta ndalonte këngën, jo unë. Po të vazhdonte ashtu kënga, do të bëhej lëmsh i madh dhe do të bëhesha qesharak”.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Redon Makashit shpërthen në akuza: Fituesi i festivalit dihej, të paktën ta mbanin të fshehtë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION