giovedì 28 dicembre 2017

A po ecën në drejtimin e duhur timoni? Rama: Është fatkeqësi që...


 Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, u pyet nëse timoni i qeverisjes po ecën në drejtimin e duhur. Kryeministri u shpreh se këtë gjë e verifikonte nëpërmjet anketimëve të përmujshme me qytetarët.
 “Unë e dëgjoj në mënyrë sistematike opinionin e shqiptarëve përmes anketimeve që bëjmë përmuaj ajo që i pengon shqiptarët të bëjnë më shumë në aspektin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit është konflikti tradicional dhe politika e politikanëve për politikanët, mes politikanëve si ajo që u shfaq në periudhën e parë dhe të fundit të vitit dhe na vendos të gjithëve në një dritë negative, pavarësisht se kush është nxitësi. Është fatkeqësi që ne s’po arrijmë dot të futemi në atë fazë ku qeveria bën qeveri dhe opozita opozitë”. Ndërkohë për sa i përket çështjes së kanabisit, Rama u shpreh se nuk është zbuluar nga opozita, sepse ata asnjëherë nuk e kanë mbajtur të fshehur. “Për sa i përket kanabisit, opozita nuk është se ka zbuluar një gjë që ka qenë  e fshehur. Është një gjë që ne e kemi zbuluar para publikut”,  u shpreh Rama.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: A po ecën në drejtimin e duhur timoni? Rama: Është fatkeqësi që... Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION