venerdì 29 dicembre 2017

Rama komenton letrën e Metës për Trump: Akt qesharak. Nuk e besoj dot…



Duke komentuar letrën që Presidenti Ilir Meta ka dërguar për Presidentin e SHBA, Donald Trump pas votimit të Shqipërisë në OKB, tha se letra eshte absurde, qesharake dhe surreale.


“Sapo thashë që është politikan dhe pyetja erdhi shumë shpejt si për të më kërkuar të mohoj atë që thashë. Realisht jam habitur sepse e njoh shumë mirë Metën dhe s’më ka habitur thirrja për të kapur armët në momentin e daljes nga vetja se ka gjithmonë një moment kur Meta del nga vetja, në mënyrë sistematike por në faza të ndryshme të kohës, por në këtë rast jam habitur se nuk e imagjinoj që një njeri me një sens përgjegjësie të bëjë një akt kaq qesharak për institucionin e Presidentit të Republikës, për shtetin, është e pabesueshme. Nuk e besoj dot që e ka bërë Ilir Meta”.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Rama komenton letrën e Metës për Trump: Akt qesharak. Nuk e besoj dot… Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION