mercoledì 27 dicembre 2017

Rafineria e Ballshit, Bankers i përgjigjet IRTC: Nuk janë kryer detyrimet financiare

IRTC deklaroi para pak kohësh në media se prodhuesi kryesor i naftës së papërpunuar nuk po furnizon me naftë dhe po preferon eksportin, Bankers deklaron se:  “IRTC ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj të pagesave financiare. Kjo është arsyeja e vetme për mosfurnizimin me naftë të papërpunuar për kompaninë që operon rafinerinë e Ballsh-it.
Bankers ka qenë shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues gjatë gjithë vitit 2017 për të mbajtur në punë këtë rafineri, por IRTC ka dështuar të garantojë kushtet e pagesës të dakordësuara midis palëve.
IRTC po përpiqet të bëjë përgjegjës Bankers por përgjegjësia është tërësisht e operatorit të rafinerisë e cila nëse vazhdon mund të çojë në mbylljen e rafinerisë së Ballsh-it.
Bankers ka vënë në dijeni shumë herë për këtë situatë menaxhimin e IRTC, por ata jo vetëm që refuzuan të garantojnë planin e tërheqjes së naftës për Nëntor-Dhjetor 2017, por gjithashtu e detyruan Bankers-in të shesë naftën në kushte të paplanifikuara në tregje rastësore të cilat kanë risqe operacionale dhe çmime më të ulëta .
Si pasojë e kësaj situate Bankers ka rritur gjithashtu edhe furnizimin me naftë të papërpunuar për Albpetrol”, shkruhet në njoftimin e Bankers.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Rafineria e Ballshit, Bankers i përgjigjet IRTC: Nuk janë kryer detyrimet financiare Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION