venerdì 29 dicembre 2017

Edi Rama paralajmëron politikanët: Ata që kanë bërë zullume do të hetohen



I pyetur se sa do jetë koha që do qëndrojë në zyrë kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë kur tha se politikanët që kanë bërë zullume do të hetohen dhe këtë nuk e ndal dot askush. Madje tha se mund të ketë edhe politikanë që bëjnë pjesë në PS.
Rama: Thelbi është ky: si ka mundësi që SHBA dhe BE jo vetëm që ishin ekzaktësisht në një qëndrim me ne dhe prapë po ata që ditën e parë kanë qenë kundër, janë sot kundër. Këtë gjë shqiptarët e kuptojnë.
Balla: Sa mendoni se do rrijë në atë zyrë zonja Arta Marku?
Rama: Kjo është një pyetje që s’mund ti përgjigjem as 1 muaj as 2 muaj, s’bëhet fjalë për vite, por mund të them që reforma në drejtësi, hetimet për zullume të mëdha të pahetuara apo të mbyllura në mënyra të paimagjinueshme do të ndodhin dhe nuk i ndalon dot askush dhe besoj që përtej se cfarë thonë llafet, flasin për një gjë, kjo reformë pa PS dhe pa mua në krye të PS nuk do kishte ndodhur. Këtë reformë e ka garantuar dhe do e garantojë deri në fund PS, pavarësisht faktit se në procesin e jetësimit, hetimeve e gjykimeve mund të ketë edhe njerëz nga pala jonë që do duhet të përgjigjen për gjëra të dyshuara apo të ndodhura, se ne jemi ndryshe dhe te reforma në drejtësi ne kemi vënë një bast shumë të madh, bastin për të rilindur Shqipërinë.
Balla: Cfarë dini ju që ne nuk e dime por e dinë ata?
Unë e di që këtu do paguajnë politkanët se koha është e tillë që nuk e lejon më inercinë e këtyre viteve, se të gjithe jemi zullumqarë, jo mo jo, nuk jemi të gjithë, këtu do ndahet kush është për njerëzit dhe kush është për atë pjesë të izoluar të njerëzve që duhet të paguajnë.
Balla: A prisni në 2018 kapjen e peshqve të mëdhenj pavarësisht ngjyrës së luspave?
Rama: Në Shqipëri është bërë dhe po bëhet një punë e madhe për të luftuar krimin, kjo luftë do përshkallëzohet dhe do sjellë rezultate me siguri, me fillimin e vitit të ri do shohim rezultet e vetingut që do jetë hapja e siparit të një shfaqje të re të drejtësise dhe falë drejtësisë edhe të politikës.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Edi Rama paralajmëron politikanët: Ata që kanë bërë zullume do të hetohen Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION