mercoledì 27 dicembre 2017

Tragjedi në Berat, 5 vjeçari shtyp për vdekje gjyshen

Një tragjedi ka ndodhur në një familje të Beratit, pak ditë para Vitit të Ri. Një 5 vjeçar duke luajtur në shtëpi ka lëvizur makinen e parkuar dhe ka shtypur për vdekje gjyshen e tij. Viktima eshte nje grua e moshes 52-vjeçare. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pobrat rreth orës 11:00. Sipas policisë bëhet fjalë për një makinë të tipit "Benz", me të cilin nipi i saj po luante.
"Më datë 27.12.2017, në orën 11:50 Salla Operative është njoftuar se në Spitalin Rajonal Berat ka mbërritur një shtetase e pa jetë. Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Berat ku kanë konstatuar shtetasen
D.H, 52 vjeçe, banuese në Pobrat, Berat e cila ishte e pa jetë.

Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", shkruan policia.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Tragjedi në Berat, 5 vjeçari shtyp për vdekje gjyshen Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION