giovedì 28 dicembre 2017

Ilir Meta komenton letrën që i dërgoi Trump: Sqarim i një qëndrimi...

Presidenti Ilir Meta ka komentuar letrën e dërguar drejt presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për votën kundër të Shqipërisë në OKB. Ai tha se është një sqarim i një qëndrimi më shumë se kontenstim ndaj votës së qeverisë. Ai tha se se qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme sidomos në raport me aleatët duhet të jenë mjaft të qëndrueshme, të besueshme dhe të mirë konsultuara.
“Asnjëherë nuk kam menduar personalisht se mund të ndodhte një votim i tillë në një situatë të tillë kur kërkesat kanë qenë publike të bëra dhe nga Presidenti i SHBA-së dhe nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB.
Nuk ka pasur asnjëherë një rekomandim apo një sugjerim, apo udhëzim që Ambasadori ynë të dënojë një veprim sovran të SHBA. Qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme sidomos në raport me aleatët tanë më të rëndësishëm duhet të jenë mjaft të qëndrueshme, të besueshme dhe të mirë konsultuara. Pra, duhet të reflektojnë një konsensus madje jo vetëm shtetëror, por edhe një konsensus më të gjerë për arsye sepse kemi çështje të rëndësishme siç është ende çështja e Kosovës, çështjet e shqiptarëve në rajon të cilat na kërkojnë përgjegjshmëri të madhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare. Pa dyshim që Presidenti ka dhe Presidenti do ta luajë gjithmonë rol në politikën e jashtme kur kjo gjë është e domosdoshme dhe është në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha Meta.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ilir Meta komenton letrën që i dërgoi Trump: Sqarim i një qëndrimi... Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION