giovedì 28 dicembre 2017

Edi Rama lajme të mira për mësuesit, rritje rroge por...

Gjatë mbledhjes me mësuesit më të mirë, kryeministri Rama premtoi se do t’i jepet fund emërimi politikisht të drejtorëve. Gjithashtu kryeminitri dha edhe lajmin e mirë për ta duke thënë se do të ketë rritje të pagës së tyre por kjo do të varet nga performanca e tyre.
“Jemi këtu me përfaqësuesit me më të mirët, e shkollave më të mira në vend. Se kush e vendos se kush është më i miri nuk e vendos protokolli, por performanca. Ky është një aspekt i rëndësishëm, që kemi bërë në 4 vitete e para,” tha Rama.
“Me rëdësi është profesionalizmi i mësuesve, dhe jo më pak shkolla e drejtorëve. Emërimi i tyrë është bërë politikë deri më tani, kësaj tradite ne kemi filluar ti japim fund, por jemi ende larg nga aty ku duhet.
Kemi në plan për rritjen e mëtejshme për pagat e mësuesve, ju jeni të vetëdijshëm për atë që kemi  bërë. Do të jemi shumë kërkues dhe sistemet e testimit dhe rekrutimit, sistemet e zhvillimit në tërësi të mësuesisë do të jenë shumë rigorozë, por ndaj gjithë atyre si ju edhe të tjerëve që mund të behën si ju, që dalin gjithnjë me sukses në filtrat e testimeve, do të kujdesemi që paralelisht të rrisim të ardhurat tuaja,. Unë po largohem para kohe se dua tju lë të dëfreheni pa pasur merak se mund të bini në sy, për gjera që për mua ka dalë nami se nuk më pëlqejnë.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Edi Rama lajme të mira për mësuesit, rritje rroge por... Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION