venerdì 29 dicembre 2017

Edi Rama: Do të ketë ministra të shkarkuar



 Gajtë intervistës në emisionin “Top Story”, Edi Rama paralajmëroi se do të ketë edhe ministra të shkarkuar. Ai u shpreh se në fund të 300 diteshit te pare te qeverisjes kur te behet nje vleresim i punes se qeverise, do te kete edhe ministra te shkarkuar, ndryshime ne kabinet nese keta ministra nuk kane arritur objektivat e vendosura.

“Mendoj që ndryshime në kabinet duhet të ketë në cdo moment që konsatohet që një ministër apo një ministre nuk ka plotësuar objektivat. Ne kemi ndërtuar një sistem objektivash se qeverisim vetëm, objektivat janë shumë të qarta, sistemi ndiqet online dhe nuk ballafaqohet më ministri apo ministrja me mua, por me ekranin që tregon se kur është jeshile objektivi është arritur dhe kur është e kuqe…nëse e kuqja shkon deri aty ku nuk mban me atehere do kete ndryshime. Ky vlerësim do bëhet kur të përfundojë 300 ditëshi i parë, nëse do ketë pika të kuqe do kthehen në kartona jeshil në parlament”, tha Rama ne “Top Story” ne interviste me Sokol Ballen.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Edi Rama: Do të ketë ministra të shkarkuar Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION