mercoledì 27 dicembre 2017

Detaje të reja nga vrasja makabre në Shkozë, familjarët mbajnë anën e autorit

Janë zbardhur të tjera detaje nga krimi mostruoz, që ndodhi në Shkozë të Tiranës, ku djali vrau babain e tij me çekiç. Këtë herë janë zbardhur dëshmitë e familjarëve të tjerë, të cilët kanë mbrojtur autorin e krimit. Vajza e viktimës Fejzo Aliaj, i cili u vra mbrëmjen e 22 dhjetorit nga i biri, ka thënë para Policisë, se i ati ishte maniak seksual. Prokurori i çështjes ka qenë personi që e bëri të ditur këtë pjesë të dëshmisë ditën e djeshme në sallën e gjyqit. Megjithatë, ai u ndërpre nga gjyqtarja, e cila i kërkoi që të lexonte vetëm provat për të pandehurin dhe jo dëshmi rreth viktimës.
 “Selmani është fejuar me porosi të të atit, pa marrë pëlqimin e tij. Që nga ajo kohë, djali nuk ka qenë shumë mirë. Ai ka pasur konflikte me të atin si për fejesën, por edhe për gjëra të tjera. Në momentin kur ka ndodhur krimi, unë kam qenë brenda në banesë. Kam dalë që t’i thërras të dy për të ngrënë darkë, por nuk kam gjetur njeri në oborr. Kam tentuar t’i telefonoj, si Selmanin ashtu edhe Fejzon, por nuk më janë përgjigjur. Vetëm kur kam parë njollat e gjakut në oborr kam njoftuar Policinë”, ka thënë nëna në Polici.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Detaje të reja nga vrasja makabre në Shkozë, familjarët mbajnë anën e autorit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION