giovedì 28 dicembre 2017

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Frederik Tatës, ‘Dan Bilzerani’ i prostitutave në Shkodër akuzon gjyqtaren

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Frederik Tatën, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
 Gjyqtarja Izabela Radovani nuk e zhvilloi seancën e parashikuar për ditën e sotme.
Në seancën e para pak ditëve gjyqtarja Radovani nuk dha një vendim, por u shpreh se do të japë dorëheqjen nga kjo çështje për shkak se i dyshuari Tata e ka akuzuar gjyqtaren për korrupsion, por kjo nuk është pranuar nga kryetari i Gjykatës së Shkodrës.
Në seancën e sotme e cila ka zgjatur vetëm 5 minuta, Frederik Tata ka lëshuar disa akuza në drejtim të gjyqtares Radovani.
“Pse je sot këtu, unë nuk bëj gjyq me ju, jeni e korruptuar”,është shprehur sot në Gjykatë Frederik Tata. 
Pas kërkesës për dorëheqjen nga çështja dhe shtyrja e seancës së sotme, ende nuk ka një datë se kur do të bëhet gjykimi i Frederik Tatës

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Shtyhet sërish gjyqi ndaj Frederik Tatës, ‘Dan Bilzerani’ i prostitutave në Shkodër akuzon gjyqtaren Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION