giovedì 28 dicembre 2017

Darka me mësuesit, Rama shkon me atlete: Ka gjithmonë kunguj që duan shpjegime

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në darkën e fundvitit  me mësuesit më të mirë të Shqipërisë. Kryeministri mbante atlete, ndërkohë nuik ka ngurruar të shpjegojë arsyen pse nuk mban kostum serioz. “Kam ardhur me atlete në solidaritet të mësuesve të fizkulturës se në vendin tonë ka gjithmonë kunguj që duan shpjegime për veshjen. Ndaj shpjegimi për sot është solidaritet me mësuesit e fizkulturës që në fakt janë në fakt një pjesë e rëndësishme dhe që ne kemi vendosur t’i rikthejmë në detyrë pas degradimit prej çerek shekulli të këtij aspekti të edukimit dhe pas zhdukjes së sportit nga shkolla”, tha Rama. Ndërkohë nuk ngurroi të shprehë kënaqësinë që ndodhet në mbrëmje me përfaqësuesit më të mirë të shkollave.
 “Më vjen mirë që jemi këtu së bashku. Është një mbrëmje tradicionale më përfaqësuesit më të mirë të shkollave më të mira të Republikës dhe sot falë një tjetër aspekti të reformës në arsim nuk e vendos protokolli por e vendos rankimi i shkollave sipas kritereve të përcaktuara dhe karta e performancës së mësuesve sipas standardeve të saj”, tha Rama.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Darka me mësuesit, Rama shkon me atlete: Ka gjithmonë kunguj që duan shpjegime Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION