giovedì 28 dicembre 2017

Meta: Vendimi për Janullatos, detyrim për besimtarët ortodoksë shqiptarë

Presidneti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar gjatë emisionit opinion se vendimi i tij për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare Janullatos, është i drejtë. “Jam shumë i bindur për drejtësinë e vendimit për Janullatosin sepse jo vetëm Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë”, u shpreh ai. Ai tha se vendimi për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos ishte një detyrim së pari ndaj besimtarëve ortodoksë shqiptarë: Ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë por ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë:doktorë, rektorë, ish-dekanë, emra nga më të shquarit të mjekësisë, të shkencës, …….
Fevziu: Duhet të flasë edhe shqip apo jo?
Meta: Edhe De Biazi nuk flet më mirë shqip. Me këtë vendim i kam bërë një nder kishës Ortodokse Autoqefale. Kam qenë shumë i bindur për këtë dekret.
Ju ftoj të gjithë të ndajmë çështjen e origjinës së Janulloatosin nga çështja e besimit. Ai është personalitet i besimit, misionar dhe njeri i Perëndisë i cili ka bërë shërbime të jashtëzakonshme Kishës sonë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Besimet kanë lindur para shteteve dhe kombeve dhe unë jam i bindur se ardhmja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më e ndritur dhe e sigurt falë edhe kontributit historikut të Janullatosit.
Jam shumë I bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.
Fevziu: Si e shpjegoni reagimin entuziast të ministrit të jashtëm grek?
Meta: Kollokotroni, ka thënë se edhe grekët më të çmendur nuk e braktisin zotin. Përveç ministrit të jashtëm unë mora përshëndetje edhe nga presidenti grek, edhe nga politikanë të tjerë përveç atyre të agimit të artë.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Meta: Vendimi për Janullatos, detyrim për besimtarët ortodoksë shqiptarë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION