giovedì 28 dicembre 2017

Edi Rama pyetet për Tahirin: S’është çështja ime, as e PS

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Top Story”. Padyshim çështja e ish ministrit, Tahiri u soll në vëmendjen e drejtuesit të emisionit. Por Edi Rama e ka komentuar si një ngjarje jo shumë të mirëseardhur.
“S’ka qenë një ngjarje e mirëseardhur për ne, pavarësisht se duhet të presim deri në fund për të kuptuar të vërtetën”, u shpreh kryeministri.
Sipas tij, “çështja e Saimir Tahirit s’është çështja ime, as e PS, është e drejtësisë, sic e keni parë Tahiri nuk është pjesë as e debatit tonë politik, as e jetës sonë politike, as e mbështetjes që qeveria merr ne parlament me votat e grupit parlamentar të PS dhe të të tjerëve se ne jemi ndryshe dhe jo se jemi të përsosur e të pagabueshëm, por se jemi ndryshe, ndaj edhe njerëzit nëse zgjedhjet do bëheshin të dielën e ardhshme do na jepnin 78 deputetë”.


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Edi Rama pyetet për Tahirin: S’është çështja ime, as e PS Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION