venerdì 22 dicembre 2017

Arkitektja e këpucëve, njihuni me Jorida Papa dhe pasionin e saj të fshehtë

Risultato immagine per kepuce per femraJorida Papën e takova rastësisht gjatë periudhës së verës, këtu në Tiranë, kur, në ato ditë të nxehta, kalonte pushimet bashkë me familjen e saj. Ishte një rastësi fatlume për të dyja, sepse ndonëse në fillimet e saj si disenjatore këpucësh, ajo kishte shumë për të më treguar: se si një mesazh telefonik e zgjoi nga gjumi, e deri te çasti kur arriti të konkretizonte skicën e vizatuar, në një këpucë të vërtetë, shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht.



Jorida, ose siç e thërrasin të gjithë, Jori, jeton mes Tiranës dhe Londrës, aty ku punon prej vitesh si arkitekte. Prej kohësh, ajo kishte një pasion të fshehur, që e ngacmonte vazhdimisht, i dërgonte impulse pozitive, i sillte sinjale frytdhënëse dhe i krijonte fantazi të shumta, duke e çuar në botë të largëta e ekzotike, për t’ia pasuruar krijimtarinë. Dhe çasti i shumëpritur erdhi!

Pikërisht atëherë kur nuk e priste, kur jeta e saj kishte marrë një kah tjetër, kur tashmë ishte bërë nënë e dy fëmijëve, Jorida nisi të shfletonte katalogë, manual dhe stilistë me emër të këpucëve, për të parë modele e forma të ndryshme. Skiconte për orë të tëra, fshinte e përpiqej përsëri të bënte të duhurën. Kujton se si një shoqe, gjatë një bisede telefonike, e kishte nxitur për ta vënë në jetë pasionin e saj.

“Ai mesazh më erdhi si ajo zana në librat e fëmijëve, që bën çudira me shkopin magjik. E quajta true calling, sepse, në fakt, atë ndikim pati tek unë,” – thotë ajo. Jorida, disenjatorja e parë shqiptare e këpucëve, kujton se si që e vogël, vetëm kur ishte gjashtë vjeçe, gjatë kohës së lirë skiconte veshje në fletore ose në kapakët e librave, ashtu siç i vinin në mendjen e saj prej fëmije:

“Mbaj mend që ndieja kënaqësi të veçantë kur vizatoja. Gjithmonë kam patur dëshirë të krijoja veshje, por rrugëtimi im mori një kthesë tjetër. Zgjodha arkitekturën, sepse dëshira për të krijuar rritej bashkë me mua. Por, gjatë viteve të shkollës dhe punës, kuptova që kjo degë kishte më shumë lidhje me shifrat, sesa me krijimtarinë.” 
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Arkitektja e këpucëve, njihuni me Jorida Papa dhe pasionin e saj të fshehtë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION