martedì 26 dicembre 2017

Basha akuza Ramës: Po mbron veten dhe ministrat e përfshirë me krimin

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte i ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Top Story’ ku ka folur për aktualitetin politik dhe zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme. Basha si gjithmonë nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë aktuale. Ai u shpreh se kjo qeverisje është politikisht e vdekur dhe se Rama kërkon të mbyllë dosjet e krimit dhe të kapë reformën në drejtësi
“Kjo qeverisje është politikisht e vdekur! Ky kryeministër është politikisht i vdekur. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që Rama të mbrojë veten dhe ministrat e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, si Saimir Tahiri, pa kapur institucionet me vendime ekstraligjore, ekstrakushtetuese. E keqja ka kapluar sot edhe institucionet e pavarura. Kjo është një krizë e thellë e vendit. Ne nuk mund të jemi një opozitë europiane, normale kur ne nuk kemi zgjedhje normale, kur shkelja e Kushtetutës është një precedent që zor se e qenë në diktaturat afrikane dhe aziatike.
Po përpiqen të shkatërrojnë shpresën tjetër të shqiptarëve, që është reforma në drejtësi duke e kapur atë dhe duke mbrojtur krimin, duke shkatërruar dosjet e krimit, të ndalimit apo kompromontimit të dosjeve të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Balilajt dhe Habilajt, që janë konfirmuar si shtyllë dhe aleatë të pushtetit të Ramës”, tha kreu i PD.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Basha akuza Ramës: Po mbron veten dhe ministrat e përfshirë me krimin Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION