venerdì 22 dicembre 2017

Flet koloneli italian: Droga nga Shqipëria po hap një luftë të re mafioze

 Gazeta italiane “Il Fato Quotidiano” ka publikuar një artikull të analizuar për ndikimin e drogës në numrin e vrasjeve në Italli. Sipas medias italiane shumica e vrasjeve në rajonin e Foggias, në vitin që po lëmë pas, ka ndodhur pas përzierjes me klanet shqiptare.
Koloneli Marco Aquilio tha se trafiku i lëndëve narkotike me Shqipërinë ka krijuar një luftë të re mafioze në këtë rajon. EUROPOL bën me dije se shqiptarët po fuqizohen gjithmonë e më shumë si dhe po krijojnë bazat e tyre në shtete të ndryshme të vendeve anëtare. “Për shkak të afërsisë me bregdetin shqiptar, italianët po ngjiten më në veri, drejt Foggias, ku kontrolli i territorit nga forcat e rendit është më i vështirë,” tregon koloneli
Por, paratë që po vërshojnë nga vendi i shqiponjave po shkaktojnë një numër të madh përleshjesh e viktimash, shkruan “Il Fato Quotidiano”.
“Ai po shfrytëzohet si një portë drejt Europës. Interesat e lidhura me trafikun ndërkombëtar kanë nxitur orekset e grupeve të tjera kriminale, gjë që i ka hapur rrugën një përplasjeje bandash”

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Flet koloneli italian: Droga nga Shqipëria po hap një luftë të re mafioze Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION