martedì 19 dicembre 2017

Gazetarja gjermane lirohet nga burgu në Turqi

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar lirimin e gazetares gjermane. Autoritetet turke e arrestuan Messale Tolun në prill nën akuzën për “propagandë terroriste”.
Një gjykatë në Stamboll urdhëroi lirimin e gazetares gjermane dhe të përkthyeses Mesale Tolu në procesin gjyqësor në Stamboll. Heike Hänsel, një vëzhguese e partisë E Majta që e ndoqi si vëzhguese procesin, bëri të ditur në twitter se gjykata urdhëroi lirimin e Tolus me kusht që ajo të mos largohet nga vendi dhe të regjistrohet me detyrim.


Tolun e patën arrestuar në prill nën akuzën se kishte prodhuar “propagandë terroriste” si bashkëpunëtore e një agjencie të majtë lajmesh. Grupe të të drejtave të njeriut thonë se kjo është një goditje e fjalës së lirë.


Tolun e kanë akuzuar edhe si anëtare të një “organizate terroriste”, të Partisë së Komunitetit Marksiste-Leniniste. E akuzuara i pati hedhur poshtë të gjitha këto akuza.
Lajmin për lirimin me kusht të Mesale Tolus, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Gjermane, Maria Adebahr e quajti një “gjë të madhe”. Qeveria gjermane pati kërkuar lirimin pa kushte. Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert tha se lirimi me kusht “në asnjë mënyrë nuk do të thotë fund i rastit të Mesale Tolu-s”.
Pesë të arrestuar të tjerë të përfshirë në këtë rast gjithashtu u liruan krahas gazetares 33 vjeçare.

Deputeti gjerman, Cem Özdemir  i Të Gjelbërve e përshëndeti vendimin, por paralajmëroi se ai sinjalizon që pak gjëra do të ndryshojnë në Turqi. Özdemiri i bëri thirrje Ankarasë që të lirojë “të gjithë të burgosurit politikë dhe shtetasit gjermanë.”


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Gazetarja gjermane lirohet nga burgu në Turqi Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION