mercoledì 20 dicembre 2017

Hysaj luan përsëri si i majtë, Napoli kualifikohet në Kupë

Djersiti më shumë se sa mendohej por në fund Naopli ia doli që të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra e Elseid Hysajt mundi me rezultatin minimal 1-0 Udinezen, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut. Hysaj luajti 90 minuta si mbrojtës i majtë duke dhënë maksimumin e tij.





Mbrojtësi shqiptar luajti në krahun e majtë në këtë ndeshje, ku trajneri Sarri kishte lënë pushim disa prej titullarëve. Napoli dominoi dhe krijoi raste, por e kishte të vështirë të gjente rrjetën. Ndaj në fund, trajneri u detyrua të hidhte në fushë dyshen Insinje-Mertens dhe i pari ishte ai që gjeti rrjetën në minutën e 71 për të vulosur rezultatin përufndimtar të kësaj ndeshje.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Hysaj luan përsëri si i majtë, Napoli kualifikohet në Kupë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION