lunedì 25 dicembre 2017

Ilir meta i jep fund budallallekut tone kolektiv duke i dhene nenshtetesine Janullatosit



Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos
iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës  Ilir Meta

U deshen plot 25 vjet qe nga viti 1992 qe te plotesohej kerkesa e bere .Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv.
Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo ditë e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision - ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë - e që në vijimësi e jetoi çerek shekulli këtu ndër ne si misionar i krishterë.

Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombësinë greke të Janullatos.
Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e një anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje. 
Dhe njhere Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ilir meta i jep fund budallallekut tone kolektiv duke i dhene nenshtetesine Janullatosit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION