mercoledì 20 dicembre 2017

Irlandë: Demokraci me short

Irlandezët po revolucionarizojnë demokracinë duke zgjedhur me short asamblenë e qytetarëve.

Kur flet për demokracinë të shkon mendja tek votuesit, zgjedhjet dhe të zgjedhurit. Të zgjedhurit debatojnë dhe vendosin për ligjet, të cilave gjithkush duhet t’u përmbahet. Por rezultatet e kësaj procedure nuk janë gjithmonë  të kënaqshme.

Po a mund të ketë alternativa në një demokraci? Irlandezët mendojnë se po, dhe ata po revolucionarizojnë demokracinë.
Projektet e vështira legjislative në Irlandë ka disa vjet që nuk parapërgatiten nga politikanët profesionistë që janë në konkurrencë politike, por nga një grup qytetarësh. Anëtarët e kësaj asambleje të qytetarëve përcaktohen me short. I vetmi kusht është që në asamble duhet të jenë të përfaqësuara të gjitha grupimet shoqërore. Rezultatet janë të habitshme.


Finbarr O’Brien është postjer, 62 vjeç. Politikanët ishin për të gjithë jetën „ata aty lart”. Deri sa një ditë atij i ra shorti të zgjidhej anëtar i asamblesë së qytetarëve. Finbarri ka qenë pjesëmarrës i  asamblesë së parë në vitin 2014. “Unë nuk kisha asnjë ide për politikën. Dhe as pikën e interesit. Deri sa dikush më pyeti nëse desha të bëhesha anëtar i një asambleje qytetarësh.”
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Irlandë: Demokraci me short Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION