mercoledì 20 dicembre 2017

Korce, plagosje me arme zjarri

Risultato immagine per vrasje ne korceKORÇË - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Korçës.

I plagosur ka mbetur Mina Zoja, 39-vjeç i cili mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania ku jeton prej vitesh, ndërsa mësohet se emri i të plagosurit është i njohur për policinë.

Mina Zoja rezulton të jetë dënuar në Shqipëri dhe Gjermani për trafik droge, ndërsa ngjarja e sotme dyshohet të ketë lidhje pikërisht me prishjen e pazareve të drogës. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë.

Pasi janë përleshur fizikisht me 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi, por janë kthyer më pas dhe e kanë qëlluar me armë në këmbë. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, por më pas është transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Korce, plagosje me arme zjarri Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION