venerdì 22 dicembre 2017

Krem Karamel me karamel që nuk ngrin

Të gjithë e kemi bërë, të paktën një herë, krem karamelin në shtëpi. Është nga ëmbëlsirat më të lehta që mund të konsumohet menjëherë pas ushqimit por është gjithashtu e lehtë në përgatitje. Në këtë version të LIndës, karameli është i lëngshëm. Provojeni!
Për katër persona (racione të vogla)
Përbërësit për kremin: 300ml qumësht me yndyrë • 2 kokrra vezë • 30-40g sheqer
Për karamelin: 70g sheqer • 40ml ujë
Përgatitja e kremit:
1. Ngrohim qumështin në një tenxhere të vogël.
2. Rrahim vezët dhe sheqerin për një minutë, shtojmë qumështin e vakët dhe vazhdojmë t’i përziejmë me rrahësin e vezëve. E lëmë mënjanë.
Përgatitja e karamelit:
Duhet të bëni kujdes, sepse karameli mund të ngrijë nëse nuk e ndiqni recetën si duhet. Sheqerin e hedhim në një tenxhere të vogël që nuk ngjit. E lëmë të shkrijë në flakë të mesme, por pa e përzier me lugë, mjafton të rrotullojmë tenxheren. Kur sheqeri të tretet plotësisht dhe të marrë ngjyrë, shtojmë pak nga pak ujin dhe vazhdojmë e përziejmë me rrahësin e vezëve derisa të bëhet homogjene. E heqim nga zjarri dhe e shpërndajmë te të katra masat. Hedhim kremin që lamë mënjanë nëpër format me karamel, i vendosim në një tavë të mbushur me ujë. I pjekim në furrën e ngrohur paraprakisht në temperaturën 160°, për 40 minuta. I lëmë të ftohen në temperaturën e ambientit dhe i futim në frigorifer. Para se t’i shërbejmë, kalojmë majën e thikës anash kremit që të dalin pa vështirësi nga format kur t’i përmbysim në pjatat e ëmbëlsirave.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Krem Karamel me karamel që nuk ngrin Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION