martedì 26 dicembre 2017

Miratohet buxheti në Bashkinë Elbasan, opozita bashkon votat me PS

Gjatë ditës së sotme është miratuar buxheti për vitin 2018 në Bashkinë Elbasan, ku për herë të parë ka kaluar me vota unanime. Edhe pse opozita kishte kërkuar kohë për të miratuar buxhetin në mbledhjen e dytë të mbajtur sot, është arritur që miratimi i buxhetit të bëhet me votat e të gjithë këshilltarëve. Kreu i Bashkisë z.Qazim Sejdini, ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së duke e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre. Mbledhja e sotme, me praninë e të gjithë këshilltarëve,
Seanca e dytë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka nisur direkt me fjalën e përfaqësuesit  të grupit të këshilltarëve të PD-së, Eugen Isaj i cili është shprehur se PD është dakord për miratimin e projekt buxhetit. Hedhja në votim, nuk ka marrë asnjë votë kundër.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Miratohet buxheti në Bashkinë Elbasan, opozita bashkon votat me PS Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION