lunedì 25 dicembre 2017

Ndërron jetë 16-vjeçarja në Itali, rrëzohet nga kati i dytë i një pallati

Një 16-vjeçare Brikena Mehmeti u rrëzua nga kati i dytë i një pallati në Loria të Trevizos për shkak të një gjendjeje të rëndë sonambulizimi që e kishte bërë të ngatërronte dritaren e banjës me një derë.
E shtruar me urgjencë në spitalin Castelfranco Veneto, e reja ishte transportuar brenda pak orësh në spitalin  Ca’ Foncello të Trevizos për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në shpinë si pasoje e rënies nga 4 metër lartësi.
Siç bën me dijë gazeta “La Tribuna di Treviso”, e reja ishte çuar menëherë në reaprtin e terapisë intensive, por në orët që vijuan ajo pati një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, që ka prerë në mes jetën e sauj të re.
Një tragjedi që ka lënë të tronditur familjarët e saj dhe miqtë e shokët e shkollës.
Nderimet e fundit të 16-vjeçares do të bëhen në Prishtinë, në qytetin e saj të lindjes pas orë para ditës së Krishtlindjes. 

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ndërron jetë 16-vjeçarja në Itali, rrëzohet nga kati i dytë i një pallati Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION