venerdì 22 dicembre 2017

Ndërron jetë në Francë 23-vjeçari shqiptar, mjekët i heqin tubat e oksigjenit

Shqiptari 23-vjeçar, Florenc Beqiraj, që ndodhet prej një jave në gjendje kome në Francë ka ndërruar jetë. I riu mbahej në jetë me makineri të asistencës vitale, dhe pasdite mjekët francezë vendosën t’i hiqnin tubat e oksigjenit. Këta të fundit nuk kishin shpresë se djali do të dilte nga koma. Mjekët thanë se 23-vjeçari kishte mos-funksionim të trurit. Beqiraj u kap një muaj më parë pa dokumente në Marsejë, dhe u dërgua në një qendër azilkërkuesisht të refuzuar. Sipas hetimeve paraprake thuhet se  bëhet fjalë për vetëvrasje, edhe pse familjarët e tij e mohojnë këtë gjë. Hetimet vazhdojnë dhe versioni zyrtar nuk ka dalë ende.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ndërron jetë në Francë 23-vjeçari shqiptar, mjekët i heqin tubat e oksigjenit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION