venerdì 22 dicembre 2017

Përse duhet të keni kujdes gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve të fundjavës?!

Vijon dominimi i moti të kthjellët dhe temperaturave të ulëta në të gjithë territorin shqiptar edhe për ditët vijuese duke përfshirë edhe të dielën. Përjashtuar ditën e shtunë e cila sjell një fuqizim të vranësirave në ekstremin Verior dhe zonat verilindore ku priten reshje të pakta dëbore.

Përsa i tablosë termnike, tempëraturat kan shënuar vlera shumë të ulëta gjatë mëngjesit të së mërkurë duke zbritur deri 9 gradë nën ZERO në zonat Verilindore ndërsa përgjithësisht zonat malore kanë shënuar -6 dhe -7 gradë C.

E njëjta situatë termike paraqitet edhe në zonat e ulta dhe bregdetare ku mëngjesi i së mërkurës ka shënuar vlera 0 dhe -1 gradëC ndërsa në zonat Elbasan, Berat Gjirokastër temperatura gjatë mëngjesit ka variuar nga -3 në -5 gardëC. Edhe orët e mesditës kanë shënuar vlera termike të ulëta ku maksimumi në zonat malore është luhatur nga -1 në 3 gradëC ndërkohë që temperatura maksimale në rang vendi ka shënuar 10 – 1 gradëC.



Për ditët vijuese, vijon Shqipëria të dominohet kryesisht nga kthjellimet por moti mbetet i ftohtë dhe shumë i ftohtë gjatë orëve të natës dhe mëngjesit. Dita e enjte dhe e premtja nuk sjellin ndryshime të ndjeshme të temperaturave gjatë mëngjesit ndërsa rritje të lehtë parashikohet për orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.

Një rritje e vlerave termike pritet vetëm pas të hënës por megjithatë në pjesën më të madhe të zonave malore termometri gjatë natës dhe orëe të para të ditës mbetet në vlera negative
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Përse duhet të keni kujdes gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve të fundjavës?! Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION