venerdì 22 dicembre 2017

Përse është paditur gjyqtarja Eni Çobani?

As gjyqtarët nuk e kanë jetën vaj, ndodh ndonjëherë që të gjenden në pozitat e klientëve të tyre. Juristja Eni Çobani, është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar i Gjykatës së Korçës. Akuza është për fyerje publike në programin e saj “Shihemi në gjyq”. Gjyqtari Selajdin Pysqyli e konkretisht, i referohet seancës së datës 3 dhjetor dhe ndihet profesionalisht i fyer.


Pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë është depozituar një kallëzim penal ndaj avokates Eni Çobani, në lidhje me emisionin “Shihemi në Gjyq’ të datës 03/12/2017, për fyerje ndaj Gjyqtarit të Gjykatës Korçë, Selajdin Pysqyli.”-thuhet në kallëzim, sipas “CityNeës”.
Në këtë emision, Çobani u është referuar dy vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe ka komentuar vendimet e dhëna nga gjyqtari Selajdin Pysqyli.

“Ky nuk është vendim. Nuk e di se çfarë është, por vendim nuk është. Prandaj sistemi gjyqësor është me plagë të rënda. Për këta gjyqtarë duhet vetingu. Me kërkesën time, dosjen e këtij gjyqtari do t’ja çoj organeve të vetingut.”-është shprehur juristja gjatë transmetimit televiziv.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Përse është paditur gjyqtarja Eni Çobani? Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION