domenica 24 dicembre 2017

Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, nisin hetimet

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shijakut. Për arsye që ende nuk dihen, shtetasi A.H. ka plagosur me armë 45-vjeçarin A.B. “Më datë 24.12.2017, në Pjezë, Shijak, për motive të dobëta shtetasi A.H. ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin A.B. 45 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën,” shkruhet në njoftim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës dhe ushtrojnë kontrolle për kapjen dhe arrestimin e autorit.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, nisin hetimet Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION