giovedì 21 dicembre 2017

Ruçi kërkon falje publike për incidentin në seancën e fundit parlamentare

Risultato immagine per gramoz ruciKreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon ndjesë publikut dhe zgjedhësve për situatën kaotike dhe aspak normale të seancës së fundit parlamentare për këtë sesion, ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme e përkohshme

. Gjatë pritjes së fundvitit me gazetarët, Ruçi tha se këto shfaqje ishin të papranueshme. "I kërkoj ndjesë publikut për seancën e fundit. Parlamenti ka qenë i polarizuar. Krahas këtij polarizimi kemi bërë edhe punë të mira: konsensusi për vettingun, pakicat fetare, rezoluta për dhunën në familje", u shpreh Ruçi.

Por cilat janë prioritetet e Kuvendit për vitin 2018? Kreu i Kuvendit saktësoi se vitin e ardhshëm do zgjidhen tre institucione të rëndësishme të reformës në drejtësi, KLGJ, KLP dhe Inspektorin e Lartë. Për të gjitha këto, kreu i Kuvendit kërkoi konsensus të gjerë politik dhe dialog e mirëkuptim mes palëve!

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ruçi kërkon falje publike për incidentin në seancën e fundit parlamentare Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION