mercoledì 20 dicembre 2017

Të paguash edhe për të dalë “lider seksi”!

Edi Rama është mjeshtër i fasadës, i marketingut politik dhe i pagesave për tu bërë lajm.

Pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me Presidentin Obama, luan mirë me  mediat ndërkombëtare. E njeh efektin e tyre me shumë se kushdo. Ka një mendje diabolike, që rrallëkush e ka. Ka edhe një Endri Fuga, i paparë për marketing kryeministror. Deri tani Edi Rama ka përdorur gjithçka për të qenë lajm. Por i duhej edhe një marketing fizik mashkullor. I gjatë, ish-basketbollist dhe tashmë kryeministër, e pse të mos dalë në Top Ten nga më të bukurit e botës?!


Një pagesë e vogël është, diku te 100 mijë dollarë. E ç’janë 100 mijë dollarë për tu shpallur në 10-shen me simpatike të botës, ngrihet një pyetje. Jo akuzë, por pyetje!
Websiti hottestheadsofstate.com, si çdo vit, edhe këtë herë ka realizuar një anketim për të renditur liderët me seksi në të gjithë botën.


Dhe pas anketimeve, ky websiti ka publikuar listën e liderëve me seksi në botë për vitin 2017, dhe për vendin e parë nuk ka asnjë surprizë se kush e ka marrë.
Bëhet fjalë për kryeministrin e Kanadasë, 45-vjeçarin Justin Trudeau, i cili ashtu si një vit më parë, edhe për këtë vit është shpallur si kryeministri më seksi në botë.

Duhet dhe një çmim apo lajm si më i bukuri fizikisht! Dhe ja u pagua dhe u bë lajmi. E dha i pari TV KLAN, që nuk shquhet për pazare dhe servilizëm kryeministror. Me pas krejt kazani mediatik…
Edi Rama i 9-ti më i bukuri në botë! Shqipëria nuk ka nevojë as për investime, as punë, asgjë. Krenohemi se kemi të 9-tin në botë si më simpatikun, Edi Ramën.
E ç’duam tjetër për Viti të Ri?!
Ndërsa, në vendin e dytë është renditur kryeministri i Zelandës së Re, 37-vjeçar, Jasida Ardern, i ndjekur nga mbreti i Butanit, Tzigeme Kezar Naggel Wangtsuk.
Por, ajo çfarë të bie në sy këtë listë, është pozicionimi i kryeministrit Edi Rama në 10-shen më seksi në botë, dhe saktësisht në vendin e 9.
Lista me 10 liderët më seksi në botë:
1-Justin Trudeau, kryeministri Kanadasë
2-Jasida Ardern, kryeministri i Zelandës së Re
3-Tzigeme Kezar Naggel Ëangtsuk, mbreti i Butanit
4-Enrique Pena Nieto, president i Meksikës
5-Joeven Molise, presidenti i Haitit
6-Emmanuel Macron, Presidenti i Francës
7-Kolinda Grabbar Kitaroviç, Presidenti
8-Moe Jae-in, Presidenti i Koresë së Jugut
9-Edi Rama, kryeministiri i Shqipërsië
10-Bjarni Benedictsson, Kyreministri i Irlandës
11-Alexis Tsipras, kryeministri i Greqisë
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Të paguash edhe për të dalë “lider seksi”! Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION