domenica 24 dicembre 2017

Topthat e Krishtlindjes (SNOWBALLS)

Biskotat qe do ju prezantoj sot, janë pak a shumë version i kurabijes tonë, por me fruta të thata dhe vetëm me sheqer pluhur brenda dhe jashtë. Këto janë biskota shumë të mira si shoqëruese të kafësë, çajit apo kur ju vijnë mikesha në shtëpi, përgatitën shumë lehtë, piqen po kaq shpejt dhe bëjnë figurë shumë të mirë.


Përbërësit
200 gr gjalp brumë në temperaturë ambjenti
100 gr fruta të thata (arra, bajame)
250-300 gr miell
70 gr sheqer pluhur brenda biskotave
1 majë lugë kripë
1 majë luge sodë buke
Sheqer pluhur për të lyer biskotat

Përgatitja
Që të fillojnë të përgatisim brumin e biskotave, duhet që gjalpi të jetë i butë aq sa të punohet me miellin dhe sheqerin. Shtojmë sheqerin tek gjalpi dhe punojmë për 2 minuta. Hedhim kripën, sodën dhe miellin dhe punojmë e mbledhim me dorë. Do shikoni që brumi do mblidhet menjëherë e do ju lëjë duart e pastra. Shtojmë frutat e thata të cilat i kemi copëtuar dhe pjekur më parë në një tigan që nuk ngjit. Fotot për të përshkruar paragrafin më sipër janë vetëm dy, pasi ka qenë dita e vitit të ri dhe më dolën nga mendja t’i bëja foto çdo proçesi.








  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Topthat e Krishtlindjes (SNOWBALLS) Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION