martedì 19 dicembre 2017

Tudor nuk gjen qetësi, e shkarkon edhe Galatasaray

Klubi i madh turk, Galatasaray ka vendosur sot shkarkimin e trajnerit Kroat, Igor Tudor.


Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e klubit më të madh të Stambollit, nëpërmjet një komunikate zyrtare.


Ndonëse Galatasaray ndodhet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Basaksehiri kryesues, pas 16 javësh kampionat, duket se rezultatet e fundit kanë ndikuar në vendimin për shkarkimin e ish mbrojtësit të Juventusit.


Në 5 sfidat e fundit me Tudorin, Galatasaray ka fituar 2 në Stamboll dhe ka humbur 3 në transfertë, mes të cilave dështimet e rënda ndaj Besiktasit dhe Basaksehirit, por edhe humbja e djeshme ndaj Yeni Malatyaspor.


Kështu, pas një eksperience aspak pozitive te grekët e PAOK-ut të Selkanikut dhe disa muajve të skuadra tjetër turke, Karabukspor, Tudor largohet vetëm pas 33 takimesh nga drejtimi i Galatasarayt.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Tudor nuk gjen qetësi, e shkarkon edhe Galatasaray Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION